Nga Data: Deri datė: Dhomė

Pranverė nė Spanjė dhe Portugali, 8 Ditė €649

4. Spanje

4. Spanje

Dita e parë: Nisja nga Tirana me autobus për në Podgoricë. Pushime te shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Podgoricë.  Fluturimi direkt Podgoricë - Barcelonë. Nisja nga Podgorica në orën 20.50. Mbërritje në Barcelonë në orën 23:20. Tranferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Dita e dytë: Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas,  Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Nisja për në Saragosa në gjatë pasdites. Mbërritje në Saragosa gjatë mbrëmjes. Fjetje në Hotel.

Dita e tretë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike të një prej qyteteve më të rëndësishme të Spanjës. Shëltitjen në këmbë do ta fillojmë nga Parku Makanath, buzë lumit Ebro dhe do kalojmë lumin nëpërmjet urës monumentale Puente de Piedhra. Vizita e parë do të jetë tek Sheshi Platha del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtëzakonshtme e Zonjës sonë Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit ne Zaragoza, një nga veprat më spektakolare në Saragosa. Më vonë do të vizitojmë Muzeun e Fransisko Goja. Më vonë do të dalim tek Paseo de Fernando de Catolico për të shkuar deri tek Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Në mesditë do të nisemi për në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Mbërritje në Madrid. Fillimisht do të shkojmë në sheshin Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve. Më pas do të shkojmë në Parkun El Retiro.  Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh të Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Pasdite, nisja për në Lisbonë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Lisbonë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e pestë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e monumenteve kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qëndrore, monumenti Santa Justa, katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Fjetje në Hotel.

Dita e gjashtë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Malaga. Ndalesë për vizitë në Sevijë, ku vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit,Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Sevijës. Vazhdon udhëtimi për në Kordhoba, ku vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, lagja hrntr dhe tregu i vjetër. Vazhdon udhëtimi për në Malaga. Mbërritje në Malaga. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e shtatë, : Mëngjesi në hotel. Vizitë me guidë dhe autobuz në qytet. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Pikaso. Vizitohen rrugicat karakteristike, kopshtet dhe bulevardet, Katedralja e quajtur La Mankita dhe keshtjella me muret rrethues. Pasdite Nisja për në Valencia. Ndalesë për vizitë në Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon udhëtimi për në Valencia. Mbërritje në Valencia.  Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e tetë: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet, ku vizitohen: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Pasdite nisja për në Aeroportin e Barcelonës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në aeroport. Fluturimi direkt Barcelonë - Podgoricë. Nisja nga Barcelona në orën 17:55. Mbërritja në Podgoricë në orën 20:25. Nisja me autobus nga Podgorica për në Tiranë.

Nisja më 30 Prill

Me Shume Detaje: Nė pagesėn 649 Euro pėrfshihen:
1. Udhėtimi vajtje-ardhje me avion Podgoricė - Barcelonė - Podgoricė.
2. Transfertat dhe Shėtitjet me autobus.
3. Akomodim nė hotel pėr 7 netė, Fjetje 1 natė nė Barcelonė, 1 natė nė Saragosa, 1 nė natė Madrid, 2 netė nė Lisbonė, 1 natė Malaga dhe 1 natė Valencia.
4. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
5. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.
6. Lejohet tė merret me vete nė avion vetėm njė bagazh me pėrmasa deri nė (40x20x25cm) cm. (Kujdes - Mbi kėto pėrmasa dhe Bagazh pėr checkin ka shpenzime ekstra).

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.

Pranverė nė Spanjė dhe Portugali, 8 Ditė €649

LISTA E ĒMIMEVE

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė