Nga Data: Deri datė: Dhomė

Pranverė nė Zyrih, Gjenevė dhe Bazel, 4 Ditė €359

Zvicer

Zvicer

Dita e Parë: Nisja nga Tirana për në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja në orën 13.15. Mbërritja në orën 15.35. Transferimi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel në afërsi të Bazelit.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Lucernë gjatë drekës, udhëtimi zgjat 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Paradite do të nisemi për në Interlaken. Rruga deri në këtë qytet është e jashtëzakonshme duke qënë se kalohet nëpërmjet alpeve. Intelaken është qyteti që është ndërtuar ndërmjet dy liqeneve dhe një qytet shumë i bukur. Fillimisht do të vizitojmë qytetin e vjetër duke shkuar në Untenzee dhe do të shëtisim në Hauptshtrase di dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Në fund do të dalim tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjeleruar në Interlaken. Gjatë pasdites, nisja për në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kullën e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Do të nisemi për në Gjenevë. Fjetje në hotel në pjesën jugore Gjenevë, në Anemasë, e cila i përket Francës, 7 km larg qëndrës së Gjenevës.

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Paradite do të vizitojmë Gjenevën, i cili cilësohet si kryqyteti botëror i orave, duke qënë se në këtë qytet janë krijuar markat më të mëdha në botë të orave. Do të ndalemi tek Kopshti anglez dhe aty do të shohim pjesën liqenore të Gjenevës, Orën prej lulesh. Aty gjendet edhe monumenti që simbolizon bashkimin e Gjenevës me konfederatën. Më pas do të shkojmë në qytetin e epërm ku do të vizitojmë qytetin e vjetër të Gjenevës. Monumentet më interesante të tij janë Katedralja Kalvinite e Shën Pjetrit, Muri i reformatorëve, Bashkia e qytetit, Muzeu i Armëve Mesjetare. Më pas do të zbresim në lumin Ronë, i cili do na shoqërojë shumicën e udhëtimit tonë dhe do dalim në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull. Në fund do të shkojmë tek zona ku gjenden organizatat ndërkombërare dhe do të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara. Aty do të shohim simbolin tepër interesant të karriges me tre këmbë. Gjatë paradites vazhon udhëtimi për në Lozanë për të vizituar qytetin. Ky konsiderohet si kryeqyteti olimpik botëror dhe ndalesa e parë do të jetë tek muzeu olimpik në zonën e Ushi. Më pas do të vizitohet pjesa e qytetit të vjetër, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Cite, Sheshi Ripon, etj. Nisemi për në Zyrih. Fjetje në hotel në Zyrih.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche.Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Prishtinë. Nisja në orën 16.35. Mbërritja në 18.45. Transferta me autobus për në Shqipëri.

Nisja më 20 Mars

Me Shume Detaje: Nė pagesė pėrfshihen:
1. Udhėtimi vajtje-ardhje me avion Prishinė - Bazel - Prishinė.
2. Transferim Vajtje Ardhje me autobus Tiranė - Aeroporti i Prishtinės
3. Transfertat dhe shėtitjet me autobus nė Zvicėr.
4. Akomodim nė hotel pėr 3 netė qėndrimi.
5. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
6. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.
7. Lejohet tė merret me vete nė avion vetėm njė bagazh me pėrmasa deri nė 56 x 45 x 25cm. (Kujdes - Mbi kėto pėrmasa dhe Bagazh pėr checkin ka shpenzime ekstra).
Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.

Pranverė nė Zyrih, Gjenevė dhe Bazel, 4 Ditė €359

LISTA E ĒMIMEVE

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė