Nga Data: Deri datė: Dhomė

Pranverė nė Barcelonė, 4 Ditė €349

4. Spanje

4. Spanje

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi direkt Podgoricë - Barcelonë. Nisja nga Podgorica në orën 14.05, Mbrritja në Barcelonë në orën 16:30. Gjatë pasdites, shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar.
OPSIONALE: Vizitë në Manastirin Monserrat. Fjetje në Hotel.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Pasdite vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Podgoricë. Nisja nga Barcelona në orën 11.25. Mbrritja në Podgoricë në orën 13:50. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Nisja më 5, 12 Mars

Me Shume Detaje: Nė pagesė pėrfshihen:
1. Udhėtimi vajtje-ardhje me avion Podgoricė - Barcelonė - Podgoricė.
2. Transfertat dhe Shėtitjet me autobus.
3. Akomodim nė hotel pėr 3 netė.
4. Mėngjeset pėr tė gjitha ditėt e udhėtimit.
5. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.
6. Lejohet tė merret me vete nė avion vetėm njė bagazh me pėrmasa deri nė (40x20x25cm) cm. (Kujdes - Mbi kėto pėrmasa dhe Bagazh pėr checkin ka shpenzime ekstra).

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.


Pranverė nė Barcelonė, 4 Ditė €349

LISTA E ĒMIMEVE

Eksploro

MĖ SHUMĖ OFERTA SPECIALE!

Nga Data: Deri datė: Dhomė